Parregullsi të mëdha të pagesat e subvencioneve në Ministrin e Bujqësisë

  • 29 June 2016 - 14:29
Parregullsi të mëdha të pagesat e subvencioneve në Ministrin e Bujqësisë

Auditori ka vërejtur pagesa të dyfishta ndaj përfituesve

"Listat e fermerëve me numër të llogarisë së përfitueseve përgatiten nga AZHB-ja. Testimet tona kanë identifikuar se në të gjitha listat e fermerëve ka gabime për disa fermerë sa i përket numrit të llogarisë së përfituesve", thuhet në raportin e Auditimit, raporton gazeta Kosova Sot

Të gjeturat e ZAP-it në ministrinë e bujqësisë dhe pylltarisë për 2015

Të gjeturat e ZAP-it për vitin 2015 në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjejnë një mori parregullsish, sidomos te procesimi i pagesave të subvencioneve, ku Auditori ka vërejtur pagesa të dyfishta ndaj përfituesve dhe me kontrolle joefikase në shqyrtimin e aplikacioneve të fermerëve. Sipas raportit, janë gjithsej 20 objekte, prej tyre 9 nuk kanë qenë të përfshira në regjistrin e pasurive. Deri në fund të Auditimit, për vitin 2015, shtatë rekomandime janë implementuar, shtatë janë implementuar pjesërisht dhe një nuk është implementuar ende.

Aranzhimet e llogaridhënies Sa i përket kësaj ministrie, sipas Auditorit, fusha e subvencioneve mbetet shqetësim i madh, ku nuk janë duke u zbatuar rregulloret, duke rezultuar në vlerë të dobët të arritur për para, si dhe në vonesat në pagesën e përfituesve. "Buxheti final është më i ulët se buxheti fillestar për 1.351.525 euro. Zvogëlimi i buxhetit është rezultat i ndryshimeve të bëra gjatë vitit. Në njërën anë, buxheti ishte rritur për 3.706.265 euro nga donacionet e jashtme dhe nga të hyrat e bartura të vitit paraprak, në anën tjetër, pas rishikimit buxhetor të Qeverisë buxheti është zvogëluar për 5.057.789 euro. Në vitin 2015, MBPZHR-ja ka përdorur 98 për qind të buxhet final ose 57.520.944 euro, me një përmirësim prej 13 për qind krahasuar me vitin 2014", thuhet në raportin e Auditimit. Sipas raportit, buxheti i aprovuar për subvencione dhe transfere ishte zvogëluar për 5.010,594 euro. "Zvogëlimi ishte bërë me rishikim të buxhetit dhe në fund të vitit fiskal. Buxheti për shpenzime kapitale ishte reduktuar për 646.760 euro, për arsye të mosarritjes së realizimit të projekteve sipas planit. Buxheti për paga dhe mëditje ishte reduktuar për 305.998 euro, me arsye se numri i planifikuar i stafit nuk është plotësuar deri në përfundim të gjashtëmujorit të parë", thuhet në raport. 

 

Mbipagesat, pasojë e gabimeve në thesar Në vitin 2015 gjatë procesimit të pagesave për subvencione (pagesat direkte) nga thesari janë vërejtur disa parregullsi: Nga procedimi i Pagesave për kultura - Perime në fushë të hapur - 352 përfitues ishin paguar nga dy herë gabimisht. Vlera totale e mbi paguar gabimisht ishte 247.047 euro. Mbi pagesat ishin si pasojë e gabimeve në Thesar. Megjithatë, gjatë vitit 2015, pasi janë vërejtur këto gabime, Ministria ka filluar korrigjimet në departamentin e Thesarit si dhe të kërkoj kthimin e mjeteve nga përfituesit", thuhet në raport. Aty thuhet se mbi pagesat janë kthyer nga Thesari, edhe pse procesi i kthimit të mjeteve është përcjellë me gabime në shumat e tyre. "Në rastin tjetër gabimet gjatë procesimit të pagesave nga thesari janë vërejtur edhe te Lista e proceduar për blegtori që kishte 255 përfitues dhe është dashur të realizohet në shumën totale 165.993 euro. Megjithatë, nga transaksioni i ndodhur e tërë shuma ju kishte transferuar gabimisht vetëm dy përfituesve të parë në listë. Kjo është vërejtur nga MBPZHR-ja dhe mjetet janë kthyer dhe korrigjuar nga Thesari. Përveç çështjeve të mësipërme, ishin edhe 34 kërkesa - lista të tjera për procedim të pagesave direkte të realizuara gjatë vitit 2015. Listat e fermerëve me numër të llogarisë së përfitueseve përgatiten nga AZHB-ja. Testimet tona kanë identifikuar se në të gjitha listat e fermerëve ka gabime për disa fermerë sa i përket numrit të llogarisë së përfituesve. Kjo ka ndodhur si pasojë e kontrollit joadekuat me rastin e përgatitjes së listave për pagesë nga AZHB-

Parregullsi në poentimin e përfituesit Sipas Auditimit, ka pasur raste kur prej të njëjtës listë për pagesë, për disa fermerë është bërë riprocedimi e për disa fermerë jo. "Nga testimi i vlerësimit të aplikacionit dhe dëshmive për përfitimin e grantit "Ujitja e Tokave Bujqësore" në vlerë 160.000 euro, kemi vërejtur parregullsi në poentimin e përfituesit. Në fakt, në pikën e parë të vlerësimit 4, përfituesi është poentuar me 5 pikë, edhe pse sipas kritereve përzgjedhëse nuk i ka takuar asnjë pike 5. Pastaj te pika tjetër lidhur me dëshmitë për "numrin e fermerëve të tjerë që do të përfitojnë nga ky projekt", është bërë llogaritja me pikë maksimale 20 pikë, ndërsa nuk kishte dëshmi se nga ky investim do të përfitojnë edhe të tjerët. Poentimi në këto dy aspekte të vlerësimit ka qenë kritik për përzgjedhjen e fituesit. Në një rast tjetër është vërejtur vlerësim dhe refuzim i paqartë i një aplikacioni për masën 103.1 (Trashja e viçave). Aplikacioni është vlerësuar negativ (refuzuar) me arsyetimin se fermeri nuk e plotësonte kriterin e përvojës në bujqësi. Po ashtu fermeri për refuzim nuk ishte informuar. Fermeri ishte i regjistruar në sistemin e AZHB-së si përfitues para tri viteve, gjë që dëshmon plotësimin e kriterit të përvojës në bujqësi dhe nuk ishte i obligueshëm të sjell dëshmi tjetër", thuhet në raportin e Auditimit. 

(Kosova Sot)