Pejë: Plagos një person e më pas bën vetëvrasje

  • 29 June 2016 - 14:37
Pejë: Plagos një person e më pas bën vetëvrasje

Një person ia ka marrë jetën vetes sot në Pejë. Policia e këtij qyteti ka sqaruar tërë rastin që ka ardhur deri te kjo vetëvrasje e N. Q, i lindur në vitin 1956.

“Policia në Pejë njofton se sot rreth orës 06:55 është pranuar informacioni se në rrugën ‘Nëna Tereza’ ka ndodhur një tentim vrasje me ç’rast kryerësi N.Q. ka shkaktuar edhe veprën tjetër ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme, njësite relevate iu kanë përgjigur vendit të ngjarjes për të zhvilluar këqyrjen e vendit të ngjarjes.

“Bazuar në të dhënat preliminare, edhe nga vendi i ngjarjes, proceset tjera hetimore mësohet se deri të ky incident ka ardhur kur viktima e rastit shtetasi i Kosovës, i nacionalitetit boshnjak S.K. (1955) kishte shkuar në vend pune në Qendrën e shëndetit mendor në Pejë, aty kishte shkuar edhe i dyshimti shtetas i Kosovës, N.Q.(1956), i cili papritmas fillon të shtëna me armë zjarri disa herë në drejtim të viktimës. Viktima arrin të fshihet me një vend në ketë qendër, por ishte i plagosur në këmben e majtë në pjesën e shputës”, thuhet në komunikatë.

I dyshimti arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe posa arrin në shtëpinë e tij në rr.’Hakif Peja’ i merr jetën vetës, kryen veprën e vetëvrasjes me armë zjarri.

Lidhur me këto raste të ndërlidhura hetuesit kanë ndërmarrë veprime hetimi në bashkëpunim të plotë edhe me prokurorin e shtetit për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë quar deri të kjo ngjarje

(Kosova Sot)