Burri që u paralizua nga gripi

  • 29 June 2016 - 18:22
Burri që u paralizua nga gripi

Jules Turner fillimisht kishte menduar që ndjenja e shpimit që e kishte në gishtërinj të këmbëve dhe duarve ishte shenjë e kurthimit të një nervi. Përjashtim një flame që kishte pasur tri javë më herët, Jules, një vizitor i rregullt i palestrës dhe një çiklist i shquar, ishte i shëndoshë. "Mirëpo, pa kaluar shumë ditë, ndjesia e shpimit në gishtërinj u pati zhvilluar në ndjesi të plogështisë në këmbë e duar dhe m'u pati zhdukur edhe shqisa e të shijuarit", ka thënë Jules, 53-vjeçar, nga Londra. "Nëse lëshoja ujë të ftohtë në duar, uji më dukej sikur të ishte i nxehtë", transemton gazeta Kosova Sot.

Disa ditë më vonë ai nuk kishte mundur të qëndronte më pa u ndihmuar nga dikush dhe bashkëshortja e tij Tanya, 54-vjeçare, e kishte dërguar në Spitalin Mbretëresha Elizabetë në Uolluiç. Pa kaluar 24 orë që prej mbërritjes në spital, ai e kishte humbur krejtësisht aftësinë e përdorimit të këmbëve dhe ishte shtruar në njësitin intensiv. Deri në fund të javës, Jules, menaxher për marrëdhënie me klientë në një kompani softuerësh, ishte paralizuar krejtësisht dhe kishte mbetur i paaftë për të lëvizur, për të folur apo për të marrë frymë pa u ndihmuar nga dikush. "Më kujtohet që kam pasur vetëdije dhe kam ditur gjithçka që po ndodhte përreth meje, mirëpo nuk mund të lëvizja e as të ecja", ka thënë Jules."Kam qenë i mbyllur krejtësisht. Ky është si një lloj ankthi".

Muskuj të dobët

Jules ishte prekur nga Sindroma 'Guillain-Barré', një çrregullim si pasojë e të cilit antitrupat sulmojnë mielinin, mbështjellësi yndyror përreth nervave periferik (të gjithë nervat përveç atyre të trurit dhe boshtit kurrizor); kjo gjë shkakton dëmtim dhe plogështim të muskujve. Shkaktari i kësaj sëmundje nuk dihet, megjithatë në më shumë se 60 për qind të rasteve, siç ka ndodhur edhe me Jules-in, sindroma është shfaqur disa ditë ose javë pas infektimit nga virusi ose bakteret. Lista e viruseve që njihen si nxitës të kësaj sëmundje është e gjatë dhe përfshin flamën, të ftohurit e shumë sëmundje tjera, të zakonshme. Jules i ka kaluar tre muaj në kujdes intensiv dhe tre muaj të tjerë në qendrën për fizioterapi. "Më është dashur të mësohem nga e para në shumë gjëra. Kjo gjë më tepër ka qenë rezultat i faktit që kam qëndruar i shtrirë në shtrat për shumë gjatë, sesa që ka qenë rezultat i Sindromës 'Guillian-Barré Syndrome'. Më ishte zhdukur koordinimi sy-duar, siç më ishte dobësuar në masë të madhe edhe fuqia e muskujve. Më është dashur shumë kohë për ta rindërtuar dhe tani për mua është e rëndësishme që të qëndroj i fortë në aspektin psikik, siç kam bërë në spital". 

(Kosova Sot)