Publikohen fotot e para të autorëve të sulmeve në Stamboll (Foto)

  • 29 June 2016 - 21:25
Publikohen fotot e para të autorëve të sulmeve në Stamboll (Foto)

Disa media kanë publikuar imazhe të dy personave që dyshohet se janë atentatorët e sulmit terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll, ku 41 persona humbën jetën.

Tabloidi Dailymail ka shfaqur dy foto, ku shfaqet një person, i cili ecën i qetë në drejtim të terminalit, para fillimit të sulmit vrasës.

Në foto duket një i ri, i cili është veshur me një xhup, në mes të verës. Afër tij duket edhe një pilot, i cili ecën me valixhen e tij, por që duket se nuk dyshon tek sulmuesi.

Ndërkohë në një tjetër pamje duket një tjetër person, i veshur me të zeza dhe që mendohet se në dorë mban një armë.

Po ashtu mediat flasin edhe për një person tjetër, Ebu Bekir i cili konsiderohet si organizatori i sulmeve të ISIS në Turqi. Por a është ai organizatori i sulmeve të mbrëmjes së të martës në aeroportin Ataturk?! Kjo ende nuk është vërtetuar.

(Kosova Sot)