1.4 milionë dollarë shpërblim për ‘trurin’ e sulmit në Stamboll

  • 29 June 2016 - 23:36
1.4 milionë dollarë shpërblim për ‘trurin’ e sulmit në Stamboll

Policia turke dyshon se “truri i sulmit” në aeroport Ataturk të Stambollit ishte Abu Bekri, i cili është pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Njeriu në fjalë kërkohej prej shumë kohësh nga policia turke, pasi dyshohet edhe për sulme të tjera në vend, dhe cilësohet si njeri shumë i rrezikshëm pasi ai i organizon të gjitha planet për sulme nga terroristët.

Qeveria e vendit në fillim të këtij viti njoftoi një shpërblim prej 1.4 milionë dollarë për çdo informacion mbi këtë person.

Shërbimet inteligjente turke paralajmëruan shtetin 20 ditë më herët për sulmet terroriste.

Numri i viktimave të sulmit të trefishtë vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stambollit ka shkruar në 41, ndërsa 239 persona të tjerë që janë plagosur, njoftoi sot zyra e guvernatorit të Stambollit.

Policia turke dyshon se “truri i sulmit” në aeroport Ataturk të Stambollit ishte Abu Bekri, i cili është pjesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Njeriu në fjalë kërkohej prej shumë kohësh nga policia turke, pasi dyshohet edhe për sulme të tjera në vend, dhe cilësohet si njeri shumë i rrezikshëm pasi ai i organizon të gjitha planet për sulme nga terroristët.

Qeveria e vendit në fillim të këtij viti njoftoi një shpërblim prej 1.4 milionë dollarë për çdo informacion mbi këtë person.

Shërbimet inteligjente turke paralajmëruan shtetin 20 ditë më herët për sulmet terroriste, transmeton shekulli.

(Kosova Sot)