Reforma, Lu i vë në tavolinë deputetëve shqiptarë "kushtetutën e re": Informohuni

  • 30 June 2016 - 13:36
Reforma, Lu i vë në tavolinë deputetëve shqiptarë

Ambasada amerikane është kujdesur t’ja thjeshtojë punën deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke i vënë në dorë një dokument mjaft të veçantë, që mund të konsiderohet kushtetuta e re.

Bëhet fjalë për një përmbledhje të projekt amendimeve kushtetuese që janë miratuar në Komisionin e Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, të cilat do të kalojnë për votim në seancën e 21 korrikut të këtij sesioni parlamentar. Ambasada sqaron se ky nuk është një dokument zyrtar por një material informues për publikun për ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin në vend. 

Opozita dhe mazhoranca kanë arritur dakordësi në 99% të këtij drafti, përveç një pike që i ndaj, asaj të vendeve te rezervuara.

Ky botim u mundësua nga Ambasada e SHBA-së dhe Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara (OPDAT).

(Kosova Sot)