Shishe “Whisky” në dhomën e vajzës 16-vjeçare, ja mesazhi i babait (Video)

  • 30 June 2016 - 14:10
Shishe “Whisky” në dhomën e vajzës 16-vjeçare, ja mesazhi i babait (Video)

Një adoleshente nga Teksasi mori një dhuratë nga babai i saj teksa ishte me pushime. Ai i dërgoi një video-mesazh, ku i tregonte me qetësi se kishte zbuluar sekretin e saj për alkoolin.

Mesazhi fillon me babanë që shpreson se e bija po argëtohet në udhëtimin e saj në South Padre Island. “E kam parë përpjekjen e vogël për të arritur marrëveshjen”, thotë ai duke iu referuar aktivitetit të saj së fundmi në rrjetet sociale. “Duket argëtuese”, shton babai.

Por më pas ai thotë se do që t’i flasë për një aktivitet krejt ndryshe. “Kur të vish në shtëpi, dua që të të flas për këtë”, thotë babai duke nxjerrë në video shishen e “Whiskey”-t.

“Unë nuk di nëse kjo është diçka që ra papritur, por kjo ishte në sirtarin tënd”, shton ai duke i thënë se tashmë është zbuluar vendi sekret. “Kemi dëgjuar në lajme se njerëzit thyejnë shtëpitë dhe fshehin aty shishe me “Whiskey”. Nëse edhe tek ne ka ndodhur kështu, atëherë duhet të njoftojmë policinë”, ka shtuar babai me një ton serioz.

Më pas ai i drejtohet: “Por nëse ti ke tjetër shpjegim, atëherë do të na e tregosh kur të kthehesh në shtëpi”, përfundon mesazhi i babait. Duke i buzëqeshur ai thotë: “Të dua”.

Vajza me emrin Elajney në “Twitter” e ka postuar videon në rrjetin social duke shkruar: “Kështu prindërit e mi gjetën shishen me alkool, të cilën po e fshija në dhomën time. Ja çfarë ndodhi...”.

Videoja është parë gati 10 mijë herë dhe ka marrë më shumë se 20 mijë pëlqime që kur ajo është postuar në “Twitter”.

(Kosova Sot)