Erdogan është shofer, Edi Rama pasagjer i tij (Video)

  • 01 July 2016 - 12:55
Erdogan është shofer, Edi Rama pasagjer i tij (Video)

Kjo video e publikuar nga mediat turke tregon presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa nget makinën vetë.

Pasagjer i tij është kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Erdogan bashkë me Ramën mbërritën në inaugurimin e urës së katërt më të gjatë pezull në botë.

Bëhet fjalë për orën Osman Gazi, 2.6 kilometra të gjatë.

Ura ishte në ndërtim që prej vitit 2013.

“Duhej ta kishim ndërtuar të paktën 50 vjet më parë,” tha Erdogan për urën në gjirin Izmit.

Projekti ka kushtuar 9 miliardë dollarë.

Ajo shkurton kohën e udhëtimit nga Stambolli për në Izmir nga 9 orë në vetëm 3.5 orë.

(Kosova Sot)