Sekreti i popullit që nuk di çka është sëmundja dhe pleqëria

  • 01 July 2016 - 19:29
Sekreti i popullit që nuk di çka është sëmundja dhe pleqëria

Këta njerëz jetojnë deri në 120 vjet

Rrëfimi për hunzët,raporton gazeta Kosova Sot

Hunzët janë popull i lashtë, që janë të vendosur në kufirin midis Pakistanit dhe Indisë, e janë të njohur për faktin që cikli i tyre jetësor zgjat 110 deri 120 vjet. Thuajse asnjëherë nuk sëmuren dhe, falë gjeneve, kanë pamje rinore gjatë tërë jetës. Hulumtimet kanë treguar se të gjitha subjektet janë të shëndetshme, me tension normal të gjakut, lartësi normale të kolesterolit dhe funksionim të duhur të zemrës.

Ata kanë regjistruar se populli hunz ka regjim shumë të thjeshtë të ushqimit të bazuar në fruta, arra, bishtaja dhe drithëra. Gjithashtu, kanë vetëm dy shujta në ditë, mëngjes dhe drekë, ndërsa darkën shpesh e mënjanojnë. Ata kanë konfirmuar faktin se banorët e kësaj lugine nuk kanë kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe diabet, si dhe një tjetër fakt interesant se këta njerëz nuk vuajnë nga plakja e parakohshme. Kur është fjala për ushqimin, kryesisht hanë mel, elb, grurë, hikërr dhe fruta, derisa perimet trajtohen termikisht. Nuk përdorin sheqer, shumë rrallë konsumojnë qumësht dhe vezë, e edhe pse ata nuk janë vegjetarianë ushqimet me origjinë shtazore konsumohen pak, kryesisht për festa dhe atë vetëm pula.

Femrat e këtij populli lindin fëmijë deri në moshën 65- vjeçare Kjo dietë ka rëndësi vendimtare në aktivitetin fizik. Për shkak të zonës karakteristike gjeografike në të cilën janë vendosur, ata janë të detyruar çdo ditë të ecin 20 kilometra në ditë, si dhe janë mësuar me punën e rëndë bujqë- sore.

Natyrisht, ata nuk janë kursyer nga të gjitha sëmundjet. Shpesh vuajnë nga bakteret apo viruset, si malaria apo dizenteria, por megjithatë janë më të shëndetshmit në botë. Femrat e këtij populli lindin fëmijë deri në moshën 65- vjeçare. Gjatë periudhës që quhet "pranvera e uritur", këta njerëz thuajse nuk hanë asgjë, pinë vetëm lëng të pemëve të thata. Kjo periudhë zgjatë 2- 4 muaj. Mjeku skocez Mack Harrison, ka arritur deri te përfundimi se shkak i jetëgjatësisë së këtyre njerëzve, është mënyra e tyre e jetesës, por edhe ushqimet vegjetariane dhe të papërpunuara. Në vitin 1984 përmendet rasti i çuditshëm i një hunzi, me emrin Said Adbul Mobuda, i cili kishte habitur të gjithë stafin në aeroportin britanik Hithrow, kur kishte treguar pasaportën e vet. Aty shihej se ai kishte 160 vjet. 

(Kosova Sot)