Bangladesh, sulm terrorist në restorantin e diplomatëve

  • 01 July 2016 - 23:42
Bangladesh, sulm terrorist në restorantin e diplomatëve

Numri i viktimave gjatë sulmit të sotëm në restorantin ”Holey Artisan Bakery”, në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka raportohet se është rritur.

Mediat vendase shkruajnë se përveç dy policëve të varë, është ekzekutuar edhe një peng i shtetësisë argjentinase.

Disa persona të armatosur kanë hyrë në restorantin ”Holey Artisan Bakery” dhe hapën zjarr gjatë mbrëmjes së të premtes. Pikërisht në këtë restorant, ata po mbajnë të paktën 20 pengje, shumica prej të cilëve të huaj.

Ky restorant ndodhet në lagjen diplomatike të kryeqytetit të Bangladeshit dhe raportohet se frekuentohet nga emigrantë dhe diplomatë.

Disa persona të armatosur kanë hyrë në restorantin ”Holey Artisan Bakery” dhe hapën zjarr rreth orës 9:20. Sipas raportimeve, ata kanë thirrur “Allahu Akbar”.

Autoritetet e Bangladeshit janë duke u përpjekur për të bindur sulmuesit për lirimin e pengjeve, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes palëve.

(Kosova Sot)