Ja çfarë moti do të kemi gjatë javës

  • 25 July 2016 - 09:13
Ja çfarë moti do të kemi gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë publik motin për ditët e ardhshme që do të mbajë në Kosovë.

“Mot i vranët dhe me periudha me diell do të na përcjellë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu.

Kjo gjendje jostabile e motit do të vazhdojë deri ditën e mërkurë dhe të enjten nëpër disa lokalitete, kurse nga pasditja e së enjtes e tutje do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius”, thuhet në një komunikatë për media.

(Kosova Sot)