Vdesin 2 foshnje dhe policja

  • 25 July 2016 - 09:39
Vdesin 2 foshnje dhe policja

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e së dielës në rrugën kombëtare Tepelenë- Gjirokastër. Gjatë përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën tre persona mes të cilëve dy fëmijë ndërsa shtatë të tjerë kanë ngelur të plagosur.

Pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore në spitalin rajonal të Gjirokastrës të lënduarit nga ky aksident i rëndë u transportuan me helikopter dhe autoambulanca për një mjekim më të specializuar në Tiranë, ndërsa Albana, 38 vjeçe, oficere policie dhe grua e një oficeri policie humb jetën bashkë me foshnjën e saj, vetëm 9 muajshe. Gruaja, e cila fatkeqësisht ka qenë pasagjere në mjetin furgon ka ndërruar jetë në vend. Po ashtu edhe vajza e saj, Denja. Gruaja ishte në me gradën e komisarit dhe se punonte prej kohësh në Drejtorinë Krimeve të Rënda në sektorin e përgjimeve.

(Kosova Sot)