Hoxha shqiptar arsyeton martesën me vajzën e axhës (Video)

  • 25 July 2016 - 14:00
Hoxha shqiptar arsyeton martesën me vajzën e axhës (Video)

Ka qenë shokuese për shumë shqiptarë predikimi i një hoxhe që justifikon martesën brenda familjes. Hoxhë Omer Bajrami, në një video në Youtube, arsyeton martesat me vajzën e axhës apo të hallës. 

Sipas tij, Profeti nuk e ka bërë haram këtë lloj martese; sipas tij, haram është vetëm martesa me vajzën tënde, por jo edhe me rrethin e afërt familjar.

Videoja me këtë predikim po shpërndahet viralisht nëpër internet, duke shkaktuar komente të skajshme dhe drojë se deri ku shkojnë ligjëratat të tilla që kanë kaluar çdo normë morale të shoqërisë sonë në emër të intepretimeve të skajshme të Islamit.

(Kosova Sot)