Siri, nga sulmet e regjimit në Alepo vriten 20 civilë

  • 25 July 2016 - 17:43
Siri, nga sulmet e regjimit në Alepo vriten 20 civilë

Një helikopter i regjimit sirian kreu sulm me bomba fuçi ndaj vendbanimit Meshhed në Halep duke lënë të vdekur të paktën 20 persona dhe 25 të tjerë të plagosur, raporton AA.

Përfaqësuesi i Mbrojtjes civile në Halep, Ibrahim Ebu Lejs, për gazetarin e AA-së deklaroi se një helikopter i regjimit të Asadit sulmoi me bomba fuçi vendbanimin Meshhed në Halep, vendbanim ky që gjendet nën kontrollin e forcave opozitare.

(Kosova Sot)