Turqia arreston 62 fëmijë për tradhti

  • 25 July 2016 - 18:10
Turqia arreston 62 fëmijë për tradhti

Turqia ka arrestuar 62 fëmijë dhe i ka akuzuar ata për tradhti pas grusht shtetit të dështuar ushtarak.

Të rinjtë, të moshave 14-17, ishin nga shkolla ushtarake Kuleli, më e vjetra e llojit të saj në Stamboll.

Raportohet se ata janë burgosur dhe nuk po u lejohet të flasin as me prindërit e tyre.

Familjarët e tyre thonë se para grusht shtetit fëmijët ishin ftuar në shkollë për një party, por ishin dalur në paradë me armë, të veshur në uniformë ushtarake dhe kishin bërë roje në kampusin e tyre.

(Kosova Sot)