ISIS: Aeroplani luftarak i rrezuar ishte amerikan

  • 25 July 2016 - 23:04
ISIS: Aeroplani luftarak i rrezuar ishte amerikan

Një agjenci e lajmeve “Amaq” që mbështet organizatën terroriste ISIS ka raportuar se e kanë rrezuar një aeroplan që fluturonte afër bazës ajrore Ain Al-Asad në Anbar, raporton Sunday Express.

Agjencia gjithashtu pretendoi si piloti dhe ekuipazhi u vranë në sulmin në afërsi të bazës ajrore e cila është një bazë e përbashkët e forcave të armatosura amerikane dhe Irakiane.

Por Pentagoni ka mohuar çdo pretendim të rrëzimit të ndonjë avioni të rrezuar apo të humbur.

Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në raportet se ISIS ka rrëzuar një avion amerikan pranë Anbar.

(Kosova Sot)