Sejdiu tregon se në cilat lagje është situata më e keqe pas vërshimeve

  • 25 July 2016 - 23:38
Sejdiu tregon se në cilat lagje është situata më e keqe pas vërshimeve

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet.

“Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën ‘Nazim Gafurri’, ‘Rrugën B’, ‘Te banesat e bardha’ në Breg të Diellit, rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Tophane, Kolovicë, etj.”, ka thënë Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

Sejdiu ka thënë se ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e po ashtu edhe ekipet e zjarrfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera.

Për çdo vështirësi qytetarët duhet të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve, ndërsa të gjithë qytetarët udhëzohen të reduktojnë lëvizjet nëpër qytet përveç në raste urgjente.

(Kosova Sot)