Së shpejti hapet terminali më i ri i licencuar doganor në Bresje, Fushë- Kosovë (Foto)

  • 26 July 2016 - 08:59
Së shpejti hapet terminali më i ri i licencuar doganor në Bresje, Fushë- Kosovë (Foto)

Njoftohen të gjithë ofruesit dhe  shfrytëzuesit e shërbimeve të zhdoganimit dhe doganimit të të gjitha llojeve të  mallrave që importohen nga jashtë, sikur edhe ato që eksportohen jashtë shtetit, se shumë shpejt, duke filluar nga java e parë e muajit gusht 2016, do të fillojë punën Terminali i ri Doganor i licencuar në Bresje.

Terminali Doganor në Bresje është në afërsi të drejtpërdrejtë  (vetëm 50 metra) afër Autorrugës së Kombit “Ibrahim Rugova”, respektivisht vetëm 200 metra afër rreth-rrotullimit qendror/kryesor të të gjitha Autostradave të Kosovës,në Bresje, si dhe në afërsi të drejtpërdrejtë vetëm 200 metra afër Stacionit  Hekurudhor të Mallrave në Bresje-Miradi, ose vetëm 4 km nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Terminali i ri Doganor në Bresje dhe më i madhi në vend, ofron shërbimet e veta super kualitative në një hapësirë të rregulluar prej 25,000 metra katrorë, sipas standardeve evropiane, ku ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve nga Zyra e Brendshme Doganore (ZBD) për mbledhjen e taksave nga Doganat e Republikës së Kosovës , AVUK-u dhe agjenci të tjera të shtetit, sikur edhe nga qindra agjenci të shpedicionit, të transportit, të importuesve dhe eksportuesve, dhe të prodhuesve të të gjitha llojeve të mallrave, bankat, si dhe shumë shoqëri të tjera. 

Në të njëjtin objekt, në hapësira të veçanta të ndara të Terminalit, funksionon edhe DEPOJA –STREHIMORJA PUBLIKE  DOGANORE vetëm për mallrat e pazhdoganuara, në një hapësirë prej mbi 2, 000 m2, ose rreth 15, 000 m3 (kubikë), ku mund të vendosen e të magazinohen përkohësisht mbi 1,000 paleta njëkohësisht.

Të gjithë të interesuarit për zyra dhe hapësira në Terminalin e ri më bashkëkohor të licencuar në Bresje, mund të kontaktojnë me zyrtarin përgjegjës përmes telefonit 045/279 000 ose në email: t[email protected]

Ju mirëpresim të na kontaktoni,

Terminali Doganor në Bresje

(Kosova Sot)

Image
Image
Image