Sulm me armë në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë

  • 26 July 2016 - 18:22
Sulm me armë në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë

Një burrë është qëlluar në mes të ditës në një qendër  tregtare në Malmo të Suedisë.

Mediat vendase njoftojnë se viktima është transferuar me ambulancë nga vendi i ngjarjes pasi u qëllua në këmbën e majtë rreth ores 4 sipas orës suedeze.

"Është situate e çrregullt  atje, por është parë një e shtënë - ndoshta në këmbë. Ai është marrë në spital, "tha zyrtari i policisë në terren Lotta Svensson Sydsvenskan.

I armatosur që ka qëlluar nbi viktimën në qendrën tregtare suedeze, është në arrati.

Blerësit janë duke mbyllur në qendër dhe nuk lejohen që të largohen, gjithë qendra është në panik, sipas Dailymail, transmeton “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot)