Evakuohen zyrat qendrore të policisë në Majami për shkak të një pakoje të dyshimtë (Video)
Zyrat qendrore të Departamentit të Policisë së Majamit në qendë të ShBA-së janë evakuuar sot pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë për të cilën hetuesit thanë se nuk përmbante eksplozivë.
Dy orë pasi u gjet pakoja jashtë ndërtesës në orën 10 të mëngjesit sipas kohës lokale, policia tha se gjithçka është në rregull, njofton AP.
Departamenti i policisë postoi në Twitter fotografi të skuadrës për eliminimin e bombave duke u marrë me situatën dhe një video e shpërthimit të kontrolluar të cilin oficerët e përdorën për ta neutralizuar pakon e dyshimtë.
Në Departamentin e Policisë në Majami janë të punësuar rreth 1.600 oficerë të betuar dhe personel civil.
(Kosova Sot)
Area in front of the @MiamiPD is blocked off as they address a bomb threat in their own building. @WPLGLocal10 pic.twitter.com/zwaCNbQHGF
— Liane Morejon (@LianeMorejonTV) July 26, 2016