Dënim 3,300 euro për manipulimet me patentë-shoferë

  • 26 July 2016 - 23:29
Dënim 3,300 euro për manipulimet me patentë-shoferë

Muhamet Karameta, Bekim Gjeli e Viola Mujaj-Sokoli kishin pranuar fajësinë dje. Dy të parët u dënuan me nga 4 muaj burg, por Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe e shndërroi dënimin në dënim me gjobë.

Tre punonjës të një ordinance në Prishtinë janë dënuar me 3,300 euro gjobë në akuzat se keqpërdorën detyrën zyrtare gjatë lëshimit të certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë- shofer.

Prokuroria e Prishtinës akuzonte Muhamet Karametën, Bekim Gjelin e Viola Mujaj-Sokolin se disa herë radhazi kishin lëshuar certifikata të rreme për kandidatët për patentë-shofer.

Grupi prej gjashtë personash pretendohet se mashtruan qytetarë sipas Kallxo.com, duke u premtuar se do pajiseshin me patentë-shoferë.

(Kosova Sot)