Sulmi me armë në Suedi, Policia: Nuk ka lidhje me ISIS

  • 27 July 2016 - 00:00
Sulmi me armë në Suedi, Policia: Nuk ka lidhje me ISIS

Policia suedeze e Malmos ka bërë me dije se të shtënat që ndodhën pasditen e kësaj të marte në një qendër tregtare, nuk kanë të bëjnë me militantët islamikë.

Një person është plagosur në këmbë me armë zjarri dhe është dërguar në spital. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Ngjarja ndodhi në një lagje që kryesisht është e populluar nga emigrantët.

(Kosova Sot)