Shuhet familja katëranëtarëshe në aksidentin pranë tunelit Gothard

  • 27 July 2016 - 00:16
Shuhet familja katëranëtarëshe në aksidentin pranë tunelit Gothard

Policia konfirmon se viktimat janë prindërit, të dy 43 vjeçarë dhe dy vajzat e tyre, 8 dhe 12 vjeçare. Por numri i viktimave mund të rritet. Shoferi i njërit nga kamionët është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në mesditën e sotme në Piotta (Tiçino)në afërsi të portës jugore të tunelit Gothard, ka marrë të paktën 4 viktima. Bëhet fjalë për shuarjen e një familjeje katëranëtarëshe nga Gjermania.

Ata ndodheshin në makinën e cila është ndrydhur në mes të dy kamionëve, transmeton albinfo.ch media zvicerane Deri vonë policia nuk ka folur për shifra të vdekurish ndërsa së fundi ajo thotë se janë të paktën katër sish.

Tash ajo konfirmon se viktimat janë prindërit, të dy 43 vjeçarë dhe dy vajzat e tyre, 8 dhe 12 vjeçare.

Por numri i viktimave mund të rritet. Shoferi i njërit nga kamionët është në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Autostrada në të dyja drejtimet është bllokuar ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe helikopteri i REGA-s për transportimin e të plagosurve, skruan sda.ch.

Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Ticinos, një kamion me regjistrim italian e ka goditur një veturë me regjistrim gjerman, transmeton albinfo.ch. Kjo e fundit nga shtyrja është futur nën një kamion tjetër të një zvicerani 47 vjeçar dhe kështu është ngujuar në mes të dy kamionëve.

(Kosova Sot)