Turqi: Mbyllen 3 agjensi të lajmeve, 23 radio, 16 televizione, 45 gazeta, 15 revista dhe 29 botues

  • 27 July 2016 - 23:03
Turqi: Mbyllen 3 agjensi të lajmeve, 23 radio, 16 televizione, 45 gazeta, 15 revista dhe 29 botues

Autoritetet turke kanë urdhëruar mbylljen e më shumë se 130 mediave, pas përpjekjes për grusht shtet me 15 korrik, raporton Reuters, duke cituar CCN turk.

Më shumë se 2000 ushtarakë janë shkarkuar gjatë lëvizjes së fundit për ‘pastrimin nga grusht shteti’.

Qeveria tuke ka urdhëruar mbylljen e 3 agjensive të lajmeve, 23 radiove, 16 kanaleve televizive, 45 gazetave, 15 revistave dhe 29 botuesve që merreshin edhe me shpërndarjen e mediave.

(Kosova Sot)