Haradinaj: Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludojë se po e cenojmë Malin e Zi

  • 27 July 2016 - 23:05
Haradinaj: Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludojë se po e cenojmë Malin e Zi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se kush e cenon Malin e Zi, i cili do të bëhet anëtar i NATO-së ka cenuar vet aelancën veri atlantike.

Mirëpo deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është përgjigjur përmes një positmi në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

E ndëgjova pronocimin e Nënkryetarit të Kuvendit z.Xhavit Haliti rreth demarkacionit.

Ai tha se Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n.

Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludoj se po e cenojmë Malin e Zi.

E vërteta është ndryshe, askush s'po e cenon askend dhe as NATO nuk e ka anëtarsuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t'ju arsytuar ju.

Më çudite me këto gjetje i nderuar Nënkryetar!

(Kosova Sot)