New York: Arrestohen tre hajdutë, vodhën miliona dollarë
Tre persona të dyshuar se janë hajdutë të miliona dollarëve nga bankat në qytetin e Nju Jorkut, janë kapur nga policia pasi e kanë përdorur një kartelë kreditore personale.
Ata janë zënë pasi kanë tentuar të blejnë pajisjet që i përdorin për të kryer vjedhje, raporton Reuters.
Të tre personat janë akuzuar të martën se kanë përdorur pipëza saldimi për të prerë kulmin e bankave në Brooklyn dhe Queens të Neë Yorkut.Përmes atyre vrimave të krijuara në kulme ata kanë hyrë nëpër kupolat e bankave duke vjedhur shuma të mëdha parash.
Vjedhjet janë kryer në prill dhe maj të këtij viti, kanë njoftuar autoritetet federale dhe ato lokale.
(Kosova Sot)