Arben Frroku refuzon ekstradimin nga Holanda

  • 28 July 2016 - 21:26
Arben Frroku refuzon ekstradimin nga Holanda

Arben Frroku, vëllai i ish-deputetit të akuzuar gjithashtu për vrasje, doli sot para Gjykatës së Amsterdamit ku ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri.

Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, por mundi të arratisej nga vendi gjatë kohës që kjo gjykatë nuk kishte dhënë ende vendimin, raporton Abc News. Ai u arrestua pak kohë më parë në Holandë, ndërsa vendimi për ekstradimin ose jo pritet të jepet pas dy javësh nga gjykata.

Frroku është dënuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Frroku u shpall i pafajshëm nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda dhe më pas u arratis nga Shqipëria para se Apelit të ndryshonte vendimin.

Ai u kap në Holandë për përdorim të dokumenteve false dhe u njoftuan autoritetet shqiptare, të cilat kërkojnë ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin me burg përjetë.

(Kosova Sot)