Formohet Garda kombëtare në Francë

  • 28 July 2016 - 22:33
Formohet Garda kombëtare në Francë

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Francois Hollande, president i Francës, të enjten me qëllim shtimin e sigurisë në Francë, ka njoftuar për krijimin e gardës kombëtare, me qëllim ruajtjen sa më efikase të qytetarëve përballë sulmeve terroriste. “Presidenti i Republikës ka vendosur se Garda kombëtare do të formohet dhe do të shërbejë për operacione shtesë”, thuhet në deklaratën nga Pallati presidencial.

Deklarata është lëshuar pas takimit të Hollande me deputetët e specializuar për këtë fushë. Siç thuhet konsultimet parlamentare për formimin e këtyre forcave do të mbahet në shtator në mënyrë që Garda të formohet “sa më shpejt në mënyrë që ta mbrojë Francën”. Pritet që Garda të fillojë të funksionojë në fillim të vjeshtës.  François Hollande, presidenti i Francës të martën në lidhje me sulmin e dy terroristëve të grupit takfirist ISIS kundër një kishe dhe vrasjen e priftit të kësaj kishe, deklaroi se kërcënimet terroriste kundër Francës dhe Evropës kurrë nuk kanë qenë deri në këtë masë serioze.

Presidenti francez me këtë rast paralajmëroi se përballja me terrorizmin brenda dhe jashtë Francës do të jetë e gjatë. Sulmet terroriste në Francë kanë krijuar shqetësime të thella tek qytetarët e këtij vendi. Franca të martën më 26 korrik përjetoi sulmin e katërt terrorist që nga janari i vitit 2015. 

(Kosova Sot)