OSBE-ja: Rrezik për luftime të shkallës së gjerë në Lindje

  • 28 July 2016 - 23:31
OSBE-ja: Rrezik për luftime të shkallës së gjerë në Lindje

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në krizën ukrainase të evitojnë rifillimin e operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë nën sfondin e shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit.

I cituar në një komunikatë, Martin Sajdik, përfqësues i OSBE-së në grupin e kontaktit në Ukrainë, i kërkon të gjitha palëve në konflikt të mos përfshihen sërish në operacione ushtarake të shkallës së gjerë”, raporton BW.

Ai ripërsëriti thirrjet e tij për të respektuar marrëveshjen e Minskut të shkurtit 2015 që synon vendosjen e një armëpushimi dhe një tërheqje të të gjitha armatimeve të rënda nga lindja e Ukrainës. 

(Kosova Sot)