Policia rrethon sheshin “Zahir Pajaziti”, arrestohet një person pas të shtënave

  • 29 July 2016 - 23:59
Policia rrethon sheshin “Zahir Pajaziti”, arrestohet një person pas të shtënave

Policia e Kosovës ka rrethuar një zonë të madhe të sheshit “Zahir Pajaziti” dhe po kryen hetime se çka ndodhi në orët e mbrëmjes, kur aty po mbahej nata e parë e festivalit “BeerFest”.

Mësohet se nga vrapi i pakontrolluar e nga paniku që ka përfshirë turmën kanë mbetur disa të lënduar.

Shumë të tjerë janë alivanosur nga frika.

Ambulancat kanë ofruar ndihmën e parë për ata që kanë pasur nevojë, e të tjerë janë dërguar drejt QKUK-së.

Në këto çaste, gjendja në sheshin e kryeqytetit paraqitet e qetë.

Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 23:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” ka pasur të shtëna me armë,

Aty menjëherë kanë dalë policia dhe kanë rrethuar vendin, ku kanë gjetur disa gëzhoja të plumbave.

Policia thotë se kanë informacion se është plagosur në këmbën e majtë një i mitur 15-vjeçar dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.

(Kosova Sot)