Kosovarët bëjnë mirë të mos dalin në mbrëmje deri të premten, ja përse

  • 21 August 2016 - 13:24
Kosovarët bëjnë mirë të mos dalin në mbrëmje deri të premten, ja përse

Ditëve të para të javës mbi vendin tonë do të depërtojë një turbullirë nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore, që do të sjellë përkeqësim të motit me reshje shiu dhe bubullima, si dhe rënie të theksuar të temperaturave.

Sipas Prishtina Weather, të hënën do të mbajë mot më i freskët, ku pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu me bubullima, ndërsa nga dita e martë do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu. Të mërkurën dhe enjte priten reshje lokale shiu me bubullima.

Ditën e premte do të ketë intervale më të gjata me diell, por vende-vende mbeten mundësi për reshje lokale shiu gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat do të pësojnë rënie, me maksimale nga 25C, të hënën, në 19C deri 23C, nga dita e martë. Ditën e premte më pas pritet të rikthehen rreth vlerave mesatare në 27C. Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri në 15C.

Era do të fryejë kryesisht nga verilindja 3-8m/s.

(Kosova Sot)