Ish-studenti i Murat Mehës e bën për ‘pesë pare’ profesorin e tij, ja se çka i thotë e çka i zbuloi

  • 25 August 2016 - 19:16
Ish-studenti i Murat Mehës e bën për ‘pesë pare’ profesorin e tij, ja se çka i thotë e çka i zbuloi

Edon Maliqi, ish studenti i Murat Mehës po e akuzon profesorin e tij për përdorim të paautorizuar të të dhënave zyrtare për përfitime personale si dhe krijimin e hartave dhe atlaseve, duke keqpërdor pozitën zyrtare si kryeshef i Agjencionit Kadastral të Kosovës.

Eksperti i sistemit të informacionit gjeografik, Edon Maliqi, pyet ish’profesorin e tij Murat Mehën se ku i ka marrë të dhënat zyrtare për kthesat e Çakorrit.

“…e që un nuk dyshoj se i ke përdor të dhënat zyrtare pasi kthesat e Çakorit nuk vizatohen me dorë të lirë), atëherë na e thuaj se ku i ke marrë ato të dhëna, përfshirë: institucionin, kohën, datën, vitin dhe vendin madje dhe fletëpagesën për produktet hartografike të nevojshme ?!!”, thotë Maliqi.

Ai hedhë dyshimet edhe nëse të dhënat janë marrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, ato janë marrë në mënyrë të jashtëligjshme.

“Nëse ke vepruar sikur kjo e fundit, kjo nënkupton keqpërdorim i pozitës zyrtare-institucionit për përfitime personale dhe vjedhje të dhënave nga baza e të dhënave e AKK-së, që është vepër e dënueshme, për të cilën në këtë rastë prokuroria dhe gjyqësori do të duhej të merret me ju fill pas këtij publikimi, në mos edhe komisioni kompetent i AKK-së- si fillim i ngritjes së çështjes në hetuesi. Meqë të dhënat në harta nuk i takojnë vetëm informacioneve nga baza e AKK-së, organet e hetuesisë duhet të mirren edhe me të dhënat tjera të cilat ka gjasa se janë marrë në formë ilegale edhe prej insitucioneve tjera (qeveritare, vendore dhe të tjera)”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e njohësit të sistemit të gjeografisë, Edon Maliqi.

Teksti i plotë:

Reagim ndaj reagimit të Kryeshefit të Agjencionit Kadastral të Kosovës (AKK) z.Murat Meha, njëherit kryetarë i Komisionit për Demarkacionin me Malin e ZI, përmes një shkrimi të publikuar më datën 24 Gusht 2016 në disa prej portaleve të vendit tonë. Para se të kaloj tek qështja që dua ta ngrisë, dua të theksoj se z.Murat Mehën e njoh nga afër:

si ish student i tij, edhe pse rrallë jemi taku në klasat e fakultetit – siç duket për shkak të bizneseve të tij rrallë dukej në fakultet ose e kishte vetëm hobi çështjen e mësimdhënies dmth e bënte vetëm kur ka kohë të lirë,
pastaj edhe si kryeshef në AKK,
Përveç tjerash përmes këtij shkrimi dua ta “uroj” për arritjen e qëllimit të tij duke dashur që të jetë “VIP person” pra të jetë personi për të cilin janë bërë shkrime pothuajse më së shumti vitin e fundit pasi që për nga natyra z. Meha është person i dashuruar në vetën e tij (narcisoid). Në çështjen se për çfarë ka dal të jetë personi për të cilin është shkruar më së shumti nuk po ndalemi pasi që tashmë dimë të gjithë. Po ua kujtojmë që asnjëherë asnjë gazetarë nuk ka shkruar për ndonjë sukses apo arritje të tij – kaq mjafton !!

Në reagimin e tij të datës së lartë cekur ajo që më bënë përshtypje që në fillim është kjo fjali “Duke përcjell mediat e shkruara dhe elektronike, shpesh herë të krijohet përshtypja se gjithçka mund të kontestohet bile edhe ajo që është reale, e prekshme dhe e pakontestueshme.” Nuk e di nëse e kam kuptuar drejtë këtë fjali por do të doja shumë të di që a përfshihet këtu edhe pasuria juaj z.Meha, për që është reale dihet (e prekshme: toka, banesa, kesh, etj), por tek pika e pakontestueshme, në aspektin e përfitimit të saj- këtu ngritën dilemat ose për të thënë më mire ne që të njohim dhe kemi punuar me ju e themi me shumë të drejtë që nuk kontestohet joligjshmëria e saj. E tërë ajo pasuri që ke të deklaruar dhe të padeklaruar (shembull i jo deklarimit: Prona-banesë në Tiranë, rruga “Mujo Ulqinaku”) janë produkt i zhvatjes dhe keqpërdorimit me AKK-në, shpresoj një ditë të hapet proces i mirëfillt gjyqësorë për këtë.

Sidoqoftë i nderuar Z.Meha, ne kolegët tuaj ndoshta edhe duhet të mburremi me ju sepse kudo në botë milionerët nuk gjendet aq lehtë kurse neve kolegëve tuaj në Kosovë na “bekoi” zoti me ju, pra me milionerin e komuniteti GJEO të Kosovës !!

Për këto që thashë më lartë por edhe për shumë të tjera shpresoj që një ditë kurdo qoftë ajo do të flasim në gjykatë se edhe ashtu kemi shumë për të thënë për ju por ti kthehemi çështjes për të cilën e fillova këtë shkrim.

Për ne si profesionist e dimë që çdo hartë është produkut i të dhënave burimore të cilat duhet përpunuar dhe përdorur për të përpiluar harta ( duke iu dhënë një tematikë të veçantë sipas kërkesës). Në reagimin e datës 24.08.2016 ju z.Meha e thatë që keni përdorur të dhëna zyrtare, dhe nëse është kështu siç thua (e që un nuk dyshoj se i ke përdor të dhënat zyrtare pasi kthesat e Çakorit nuk vizatohen me dorë të lirë), atëherë na e thuaj se ku i ke marrë ato të dhëna, përfshirë: institucionin, kohën, datën, vitin dhe vendin madje dhe fletpagesën për produktet hartografike të nevojshme ?!!

Nëse thua që produktet janë marrë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, pyetja ime është se a ke vepruar në përputhje me ligjet dhe udhëzimin administrativë për “tarifat e shërbimeve dhe produkteve kadastrale” gjë që nënkupton se a ke bërë pagesat e nevojshme dhe të duhura për të dhënat e marra apo ke keqpërdorur pozitën tuaj si kryeshef i institucionit në fjalë duke vjedhur të dhënat nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për ti përdorur ato për qëllime komerciale nëpërmjet përpilimit të hartave dhe atlaseve komerciale? Nëse ke vepruar sikur kjo e fundit, kjo nënkupton keqpërdorim i pozitës zyrtare-institucionit për përfitime personale dhe vjedhje të dhënave nga baza e të dhënave e AKK-së, që është vepër e dënueshme, për të cilën në këtë rastë prokuroria dhe gjyqësori do të duhej të merret me ju fill pas këtij publikimi, në mos edhe komisioni kompetent i AKK-së- si fillim i ngritjes së çështjes në hetuesi. Meqë të dhënat në harta nuk i takojnë vetëm informacioneve nga baza e AKK-së, organet e hetuesisë duhet të mirren edhe me të dhënat tjera të cilat ka gjasa se janë marrë në formë ilegale edhe prej insitucioneve tjera (qeveritare, vendore dhe të tjera).

Krahas mënyrës të marjes të dhënave, hetuesia dhe institucionet tjera duhet të mirren edhe me të drejtat e autorsisë që i keni përvetsuar ju ndaj të dhënave të mara (vërtetoni ju se si i keni marrë) prej AKK dhe institucioneve tjera. Deklaroni a keni dokument për të drejtat e autorsisë mbi të dhënat, ose kush ju ka dhënë të drejtat e autorsisë juve për ti përdor ato të dhëna për përfitime personale dhe komerciale, dhe në bazë te cilit ligj për të drejtat e autorsisë, pasi në hartë ju e përdorni simbolin me të cilën pretendoni se ju i posedoni tërësisht të drejtat e autorsisë ndaj hartës – atlasit.

Marja e të dhënave mund të vërtetohet me fletpagesa dhe aktpërcjells për dorëzimin e të dhënave të blera. Nëse kjo nuk egziston, ajo nënkupton se të gjitha hartat janë prodhuar me të dhëna të vjedhura !!!!!!!!!

Kësaj radhe me kaq po e përfundojmë në shkrimet e ardhshme do të flasim për të tjera keqpërdorime tuaja në AKK dhe me AKK-në.

Ass.Dr.cand. Edon MALIQI,

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”

Kryetar i Regjionit të Mitrovicës në SHGJK.

(Kosova Sot)