Emocionuese – Dy vëllezërit shqiptar në dasmën e motrës me “Skype” (Foto)

  • 27 August 2016 - 23:11
Emocionuese – Dy vëllezërit shqiptar në dasmën e motrës me “Skype” (Foto)

Dita e dasmës është një ditë e shënuar për çdo vajzë. E tillë ka qenë edhe për Rajmondën, vajzën nga Mirdita, motër e katër vëllezërve.

Dy prej vëllezërve, emigrantë në Angli, në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në gëzimin e motrës së tyre, e kanë suprizuar këtë të fundit me praninë e tyre përmes lidhjes me skype.

Ata kanë shijuar dasmën njësoj si të pranishmit në sallë, teksa në ekranin e madh të vendosur në qendër të sallës kënduan dhe kërcyen sëbashku me dasmorët. Emocione dhe lot gëzimi nuk munguan në sytë e tyre.
Këtë surpizë të bukur nga dasma në familjen Gjeta e ka rrëfyer në një postim në fb Gjergj Marku, të cilin e shoqëron dhe me këto foto.

nus1
nus2
nus3

(Kosova Sot)