Kapet në Itali gomonia me 300 kg drogë shqiptare

  • 28 August 2016 - 16:54
Kapet në Itali gomonia me 300 kg drogë shqiptare

Një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur sot nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare. Një gomone me 300 kilogramë drogë, e nisur nga Shqipëria është kapur në Itali. Në orët e para të ditës së sotme Salla Operative e grupit Aereo Naval të Taranto ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane.

Helikopteri i GdF në orën 06:10, ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 24 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të. Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë.

Emrat e dy personave të ndaluar:

B. K, 46 vjeç, lindur në Qerret,

Kavajë. T. V, 36 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.

(Kosova Sot)