Terror në Indonezi: 18 vjeçari vret priftin, planifikonte sulm me bombë vetëvrasëse
Sulmuesi 18 vjeçar ka shkaktuar terror në Indonezi.
Sulmuesi kishte hyrë në kishë duke lënë të plagosur me thikë priftin e kishës.
Sipas policisë, ai kishte planifikuar sulm me bombë vetëvrasëse pasi ia kishin gjetur një rrip eksplozivi në trup, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Policia raporton se prifti ka marrë lëndime të lehta trupore dhe se tani është në gjendje të mirë.
Sulmuesi 18 vjeçar kishte në plan të hidhte në erë të gjithë të pranishmit që po luteshin në kishë në “Ditën e madhe të lutjeve të së dielës”.
(Kosova Sot)