BE për incidentet në Mushtisht: I respektojmë plagët e luftës, por serbët kanë drejt të kthehen

  • 28 August 2016 - 18:13
BE për incidentet në Mushtisht: I respektojmë plagët e luftës, por serbët kanë drejt të kthehen

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka shpreh shqetësim rreth incidentit në Mushtisht sot duke thënë se i respekton plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë

“BE’ja në Kosovë shpreh shqetësim rreth incidentit sot në Mushtisht dhe lavdëron policinë për parandalimin e lëndimeve dhe dëme materiale.

Ne i kuptojmë plagët e luftës, por respekti për të drejtën e kthimit të serbëve, është i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë”, shkruan Zyra e BE’së në Kosovë.

(Kosova Sot)