Dy shokët më të mirë, para 41 vjetëve ishin ndërruar në spital

  • 28 August 2016 - 21:33
Dy shokët më të mirë, para 41 vjetëve ishin ndërruar në spital

Dy miqtë më të mirë 41 vjeç kanë përfunduar në lot pasi u ishte thënë se ishin ndërruar gjatë lindjes dhe secili prej tyre kishin kaluar jetën me familjen njëri-tjetrit. David Tait dhe Leon Swanson ishin ndërruar te "Norway House Hospital" në vitin 1975, në provincën kanadeze Manitoba, e këtë e kanë dëshmuar testet e ADN-së. 'Dua përgjigjet tani', ka thënë Davidi, derisa po fshinte lotët në konferencën për shtyp, transmeton gazeta Kosova Sot.

Gjithmonë kishte dyshime për prindërit

Ai ka thënë se ndihej 'i shpërqendruar, i hutuar dhe i zemëruar'. Swanson kishte provuar që t'i mbante lotët dhe thoshte se nuk e dinte çfarë të thoshte. Nëna biologjike e Tait-it kishte përfunduar duke rritur Swanson-in, ndërsa nëna që lindi Swanson-in kishte rritur Tait-it. Me rritjen e tyre, njerëzit e kishin vërejtur se si ata po ngjasonin me familjen e njëritjetrit. Eric Robinson, ish- ministër, i cili është duke ndihmuar burrat rreth rastit të fundit, kishte thënë se gjithmonë kishte dyshime në komunitet rreth prindërve të tyre.  

Nuk janë viktimat e vetme 

'Qeveria federale u ka borxh shumë këtyre njerëzve', ka thënë Robinson. Ajo që u ka ndodhur atyre është krim. Ne mund të jetojmë me një gabim, por dy gabime janë të papranueshme. Ky ishte një akt kriminal". Ministri ka shtuar se dyshon në më shumë raste të pazbuluara. 'Kjo është diçka (që qeveria) nuk mundet ta fshehë nën tepih', ka thënë Robinson. Këta dy zotërinj nuk janë viktimat e vetme. Kemi familje që janë lënduar thellë nga kjo. Kemi vëllezër e motra të lënduar nga kjo'.

(Kosova Sot)