6-vjeçarja zhvillohet si adoleshente, si pasojë e tumorit në tru

  • 28 August 2016 - 21:45
6-vjeçarja zhvillohet si adoleshente, si pasojë e tumorit në tru

Kur Teri-Leigh TweedieConnor ishte vetëm gjashtë vjeçe, kishte filluar rritja e qimeve dhe rritja e gjoksit dhe dallohej nga të gjithë miqtë e saj. TeriLeigh ishte diagnostikuar me tumor jo-kanceroz në tru të quajtur "hypothalamic hamartoma" -që do të thotë se shenjave të adoleshencës ajo u është ekspozuar më herët, në krahasim me bashkëmoshataret e saj. Tani në moshën 10 vjeçe, TeriLeigh shpeshherë është përzënë nga shkolla dhe kopshtet, kjo për faktin se ajo më shumë duket si një adoleshente se sa një fëmijë. E ëma e saj, Sarah thotë se vajza e saj është 'privuar' nga fëmijëria normale.

Vajza kishte qime dhe gjoks të vogël

Sarah, 36 vjeçe, që është nënë edhe për Kian, 15, Ewan, 12 dhe Georgia, shtatë vjeçe, thotë: "Fakti se vajza ime e sheh veten më ndryshe se bashkëmoshataret e saj ma thyen zemrën. Ajo është shumë e vetëdijshme. Përderisa fëmijët e moshës së saj vrapojnë pa u përqendruar në asgjë vetëm në të qenët fëmijë, vajza ime brengoset rreth ndryshimeve rreth saj dhe trupit". Teri-Leigh që tani është duke pranuar injeksione për të parandaluar menstruacionet - por kjo nuk do ta kthejë situatën prapa. Sarah, e cila jetën në Koventri, ka shtuar: "Unë vetëm kam dëshirë që vajza ime të mund të kënaqet me fëmijërinë e saj pa u ndjerë e ndërgjegjshme". Pas moshës gjashtë vjeçe, Sarah kishte vërejtur se vajza e saj kishte qime dhe gjoks të vogël - përkundër faktit se ishte në klasën e parë të shkollës fillore. Sarah thotë: "Vajza më e vjetër Kian, atëherë 12 vjeçe, vetëm sa kishte filluar të tregonte shenjat e adoleshencës ndërsa që kisha mbetur e shtangur kur këto i kam vërejtur te Teri-Leigh. Kam mbetur e shokuar, por kam tentuar t'ia shpjegoj vajzës se kjo ishte e zakonshme". 

Injeksionet mujore

Mjekët te "Walsall University Hospital" kanë filluar testet dhe kanë zbuluar se rritja e eshtrave të Teri-Leigh ishte e një dhjetë vjeçes, por nuk ishin të sigurt pse po ndodhte kjo. Sarah tregon ndjenjën kur vajza e saj ishte kaq ndryshe nga bashkëmoshataret e tjera dhe si ishte ndaluar nga aventura në kopsht si gjashtë vjeçe. Sarah thotë: "Ajo kishte kaluar kufirin me disa centimetra në krahasim me bashkë- moshataret tjera. Kjo ishte poshtëruese për të". Në moshën shtatë vjeçe, Teri-Leigh-it i ishin përshkruar injeksione mujore kundër fillimit të injeksioneve në mënyrë që të ndalojnë zhvillimin seksual. Nëna e saj tregon si hormonet kanë shkaktuar që vajza e saj kishte emocione si adoleshente. Ajo ka thënë: "Ajo nuk luante me lodrat". Në gusht të vitit 2015, Teri-Leigh ishte diagnostikuar me "hypothalamic hamartoma" - tumor në tru që prek një në 200,000 njerëz.

(Kosova Sot)