Ndëshkimi i rrjetit të aferës "Pronto" e bën hero Lumezin

  • 28 August 2016 - 08:12
Ndëshkimi i rrjetit të aferës

Salihaj: Gjatë gjithë periudhës së pasluftës, Prokuroria e Shtetit ka pasur veprim zero ndaj krimit.

"Afera 'Pronto' do të duhej ta inkurajonte Prokurorinë e shtetit për një hetim rigoroz, i cili do të ishte në përputhje me ligjet e drejtësisë në Kosovë, e përveç dënimit të bosëve të krimit, do të duhej t'u konfiskohej edhe pasuria, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nëse këtë nuk e bën, ne nuk duhet të presim shumë, sepse shihet deri në cilën shkallë janë zënë në flagrancë edhe prokurorët dhe drejtësia në Kosovë", është shprehur analisti Shefqet Dibrani,raporton Gazeta Kosova Sot

hefqet Dibrani Veprimi i paradyditësh i Prokurorisë së shtetit që urdhëroi nisjen e hetimeve ndaj Adem Grabovcit, tregon se si duket prokuroria më në fund do t'i lëvizë 'gurët' nga vendi. Por, për të realizuar këtë qëllim, analistët dhe njohësit e kësaj fushe kanë apeluar që ta mbështesë e gjithë shoqëria Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe institucionet në drejtim të luftimit të krimit e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, ngase, sipas tyre, Lumezi e ka rastin historik për t'u bërë hero i Kosovës në fushën e drejtë- sisë, nëse e ka guximin për t'i çuar prapa grilave njerëzit e politikës, të parapolitikës dhe të oligarkisë kriminale. Nëse prokuroria do ta merrte seriozisht, do ta shthurte e stoponte fillin e së keqes në Kosovë, dhe do t'u jepte fund aferave 'Pronto'. Hetimet rigoroze, sipas tyre, do të ishin një shtytje e shpresë e madhe për ndërprerjen e hovit të së keqes, që është përhapur me të madhe, sidomos në tri qeverisjet e fundit dhe si rrjedhojë edhe do ta kthente shpresën për kthimin e besimit se në këtë vend do të ketë sundim të rendit e ligjit. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se roli i Prokurorisë së shtetit do të ishte i madh për kthimin e besimit dhe shpresës tek qytetarët e vendit, por, sipas tij, kjo nuk do të ndodhë përderisa Prokuroria dhe gjyqësisë janë të kapura.

peng të pushtetarëve Ndërkaq, analisti Shefqet Dibrani, mendon se sikurse Prokuroria e shtetit të kishte vepruar që nga fillimi në mënyrë të pavarur dhe profesionale, nuk do të kishte ardhur fare tek afera 'Pronto', e as nuk do të ishin involvuar në politikë aktorët e skandaleve, "Vjedhje në kohë lufte", por nuk do të kishte ndodhur as skandali me librin shkollor, e as me dhjetëra afera të tjera të folura dhe të përfolura. "Për fat të keq, Prokuroria e shtetit mbetet peng e pushtetarëve të korruptuar, andaj as ajo nuk mund të veprojë pa lejen e oligarkëve politikë, por sidoqoftë më mirë vonë se kurrë. Afera 'Pronto' do të duhej ta inkurajojë Prokurorinë e shtetit për një hetim rigoroz, i cili do të ishte në përputhje me ligjet e drejtësisë në Kosovë, e përveç dënimit të bosëve të krimit, do të duhej t'u konfiskohej edhe pasuria ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Nëse këtë nuk e bën, ne nuk duhet të presim shumë, sepse shihet deri në cilën shkallë janë zënë në flagrancë edhe prokurorët dhe drejtësia në Kosovë". Së këndejmi, Dibrani thotë se vetëm një veprim serioz do të ishte një inkurajim dhe mbase edhe shpresë se në këtë vend po nis e mbara, gjersa do t'ua ndalte hovin edhe skandaleve të tilla dhe do ta ndërpriste të keqen e madhe në Kosovë. "Por, po shpresoj se afera 'Pronto' do t'i prekë edhe qeverisjet paraprake dhe do të merret edhe me funksionarët politikë, të cilët janë bartësit kryesorë sikurse edhe në kreun e parlamentit, në të cilin punën e nënkryetarëve e kanë marrë me tapi dy- tre veta, të cilët që nga viti 2000 nuk ka askush që i zëvendëson, e për të cilët flitet se janë shokë dhe flitet se kanë përgjegjësi edhe për krimin masiv në Kosovë. Andaj, vetëm Prokuroria e shtetit me veprime konform ligjit ndaj të gjithëve, do të kthente besimin se në këtë vend do të ketë sundim të rendit dhe të ligjit, dhe se të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë përpara drejtësisë". Më tej, ai ka nënvizuar se Kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, duhet inkurajuar dhe mbështetur e tërë shoqëria dhe institucionet në drejtim të luftimit të krimit e korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, ngase, siç tha, Lumezi e ka rastin historik për t'u bërë hero i Kosovës në fushën e drejtë- sisë, nëse e ka guximin për t'i çuar prapa grilave njerëzit e politikës, të parapolitikës dhe të oligarkisë kriminale, e cila është duke e ngulfatur të tashmen dhe duke e shkatërruar të ardhmen e këtij vendi.

Presioni politik mbi Gjyqësorin Ndërsa, avokati Nikë Shala u shpreh për gazetën "Kosova Sot" se përhapja e korrupsionit në disa sfera të institucioneve është bërë shqetësues, edhe nevojat e praktikës diktojnë luftimin e rreptë të tij. Ky detyrim, pos të tjerash, sipas Shalës, buron edhe nga organizmat ndërkombë- tarë, të cilët, siç tha, kanë vënë në dukje se korrupsioni në Kosovë është përhapur, dhe se lufta kundër tij ka prioritet të madh, sidomos në sistemin gjyqësor, ky njëherësh edhe si kusht për integrimin në Bashkimin Evropian. Por, në këtë drejtim, Shala thotë se rrezik konsiderohet ndikimi dhe presioni politik që mund të ushtrohet mbi Gjyqësorin sidomos në rastet kur prokurorët ndjekin kryerësit e veprave penale, ndërsa gjyqtarët gjykojnë çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, apo të veprave tjera penale. "Vendimi i Prokurorisë së shtetit për fillimin e hetimeve për rastin 'Pronto', por edhe i rasteve të mëparshme të iniciuara, jep shpresën se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë të barabartë para ligjit, dhe se askush nuk është imun ndaj ndëshkueshmërisë, e posaçërisht zyrtarët e lartë publikë, të gjithë duhet të ndëshkohen dhe të marrin dënimin meritor sipas ligjit". Më tej, ai ka nënvizuar se në Kosovë kemi një nivel të lartë të papunësisë derisa kemi, siç tha, një rini me përgatitje të lartë profesionale vendore dhe ndërkombëtare, por që kanë humbur shpresat për punësim në vend, sepse në disa raste për fat të keq, sipas tij, nëpër institucione punësohen persona, që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për punësim, duke i mbështetur politika. Në anën tjetër, eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Blerim Burjani, e sheh si të pamjaftueshëm vendimin për fillimin e hetimit vetëm ndaj një personi, ngase, siç tha, punësimi i paligjshëm në ndërmarrjet, ambasadat, shërbimin civil është një praktikë e gjatë që kanë bërë partitë politike. "Në këtë rast përmendet vetëm një njeri, por fjala është për një rrjet të gjerë të njerëzve që merren me punësim partiak dhe këtu janë përfshirë edhe partitë e tjera dhe jo vetëm PDK-ja, pra një rrjet i gjerë partiak është punësuar si shpërblim për punën partiake që kanë kryer. Të përkujtojmë një çështje se ndaj Grabovcit janë hapur vetëm hetimet, por jo edhe aktakuzë ndaj tij, edhe pse tash është vetëm stadi fillestar hetues, që do të thotë se mund të ketë edhe aktakuzë për vepra penale". Më tej Burjani ka nënvizuar se skandale të mëdha e kanë kapluar sferën e punësimit në Kosovë, duke rikujtuar rastet e punësimit nepotist e partiak, si punësim, siç tha, jashtë kritereve të konkursit dhe cenimit të barazisë, dhe cenimi i të drejtave kushtetuese. Këto, sipas tij, kanë ndodhur me të madhe që 16 vjet. " Pra, punësimi në borde, ambasada e konsullata, pastaj në UP dhe Universitete Publike shpërfaq një paligjshmëri të madhe që ka ndodhur në Kosovë dhe po ndodh, duke mos u marrë askush me këto raste të shumta". Andaj, sipas tij, hetimi duhet të fillojë në masë të madhe për këto punësime të paligjshme si në administratën e shtetit, në borde dhe ambasada ku, siç tha, janë dërguar me listë njerëzit partiakë nëpër ambasada të Kosovës. 

(Kosova Sot)