Bombardimet turke 'vrasin 35 civilë në Siri'

  • 28 August 2016 - 23:33
Bombardimet turke 'vrasin 35 civilë në Siri'

Ushtria e Turqisë dhe aleatët e saj janë futur edhe më thellë në veri të Sirisë të dielën, duke marrë në dorë një territor që kontrollohej nga forcat e lidhura me kurdët, në ditën e pestë të një ofensive ndërkufitare që një grup monitorues thotë se i ka marrë jetën të paktën 35 civilëve.

Aeroplanët luftarakë bombarduan veriun e Sirisë në agim të dielën, ndërsa me artileri janë sulmuar ato që forcat turke të sigurisë kanë thënë se kanë qenë vende që mbaheshin nga militantët kurdë nga YPG, pasi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi për luftime të ashpra gjatë natës.

Organizmi monitorues me seli në Britani ka thënë se të paktën 20 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore turke në fshatin Jub al-Kousa, ndërsa 15 të tjerë janë vrarë nga bombardimi i një ferme afër fshatit Al-Amarna, e cila ishte zaptuar nga militantët e lidhur me kurdët të dielën.

Turqia është futur në veri të Sirisë të mërkurën, duke dërguar ushtarë, tanke dhe pajisje të tjera ushtarake, duke mbështetur aleatët e saj - kryengritësit sirianë - dhe duke dëbuar grupit xhihadist, Shteti Islamik (ISIS), nga qyteti kufitar i Jarablusit. 

(Kosova Sot)