Lindi në tualet, vrau foshnjën dhe e hodhi në kontejner

  • 29 August 2016 - 20:16
Lindi në tualet, vrau foshnjën dhe e hodhi në kontejner

Mjekët ligjorë thonë se foshnja kishte vdekur si pasojë e ngufatjes.

Në maj të këtij viti, ajo u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi me kusht,raporton gazeta Kosova Sot

Studentja Emile Weaver kishte një fshehtësi dhe po bënte gjithçka për ta fshehur. Ajo vishte rroba të gjëra në ligjërata, mbante jastëk përballë stomakut të saj dhe pinte alkool me miqtë e saj, ashtu siç kishte bërë gjithmonë. Kishte disa thashetheme përreth në universitet se Emile, 21 vjeçe, ishte shtatzënë, por fuqishëm e kishte mohuar këtë. Ajo kishte plane të mëdha për të kaluar provimet dhe vazhdonte me ndejat. 

E njofton të dashurin për ndodhinë Një foshnje do të ishte një parehati - por kur Emile kishte shkuar në punë, ajo përfundimisht ishte ballafaquar me të vërtetën. Disa orë më pas, ajo i kishte dërguar një porosi djaloshit për të cilin mendonte se ishte babai. Aty kishte shkruar: "Foshnja nuk është më". Emile kishte ndërmarrë një aksion drastik për t'u siguruar se vajza e palindur të mbetej sekret. Emile ishte regjistruar te "Muskingum University" në Nju- Konkord, Ohajo. Atje ishte shkuar nga qyteza e vogël Klarington në vitin 2013 dhe, deri në vjeshtën e vitit 2014, ishte bërë anëtare e "Delta Gamma Theta". Ajo ishte një femër e re tipike me gjithë jetën përpara - por shtatzënia e papritur ishte kërcënuese për të gjitha. Banueset e tjera e dinin se diçka nuk ishte në rregull. Fjalët thoshin se shtatzënia kishte filluar në vjeshtën e vitit 2014, por Emile vazhdonte me alkoolin, kanabisin. 

Fshehja e fakteve Në fillim të muajit shtator 2014, Emile kishte vizituar kontrollin për mirëqenie dhe shtatzëni në universitet. Si fillim, asaj iu desh ta bënte testin e shtatzënisë. Testi erdhi pozitiv, por Emile nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Ajo vazhdoi me të vjetrën. Më 22 prill, 2015, Emile i kishte dërguar një porosi djalit që mendohej se ishte i ati me tekstin se "ishte përkujdesur për shtatzëninë",duke shtuar se "foshnja nuk është më". Por, ajo nuk kishte shkuar në spital. Çfarë kishte ndodhur me foshnjën? Atë mëngjes menaxherja e shtëpisë së banimit kishte shkuar në banjën që Emile kishte ndarë me të tjerat. Kishte gjak gjithkund. Ajo kishte dyshuar se ndonjë nga vajzat kishte probleme me ciklin menstrual dhe të gjithave ju kishte dërguar porosi. "Dukej si skenë e vrasjes", ka shkruar ajo. Një nga banueset kishte thënë se kishte dëgjuar zhurmë, si një mace që po vdiste. Ata ishin të sigurt se Emilie kishte lindur. Një studente kishte vendosur të kontrollonte në kontejnerët jashtë. Ata bënë një vrimë në një qese dhe zbuluan më të keqen brenda ishte një foshnje. Ishin lajmëruar edhe policia. Pas kontrollit, mjekët thanë se foshnja ishte formuar e tëra. Ajo u kishte thënë hetuesve se kishte lindur në tualet. Mjekët ligjorë thonë se foshnja kishte vdekur si pasojë e ngufatjes. Në maj të këtij viti, ajo u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtë lirimi me kusht.

(Kosova Sot)