Aeroplani luftarak zviceran humb në Alpe

  • 29 August 2016 - 21:51
Aeroplani luftarak zviceran humb në Alpe

Aeroplani luftarak i forcave ajrore zvicerane që ishte duke fluturuar në Alpe është zhdukur të hënën pasdite, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës.

“Hetimi ka filluar menjëherë. Tani për tani nuk dihet çka ka ndodhur me pilotin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Aeroplani  F/A-18 C, konsiderohet I zhdukur që nga ora 18.30 sipas kohës lokale.

Në korrik dy gjuajtës zviceranë të tipit Tiger  F-5E është ndeshur gjatë fluturimit në Holandë dhe njëra fluturake është djegur.

Aeroplani i tipit F/A-8 i ushtrisë zvicerane është ndeshur në male në qendër të Zvicrës në vitin 2013 ku kanë vdekur një pilot dhe një udhëtar.

(Kosvoa Sot)