Lushi- komandatit të KFOR-it: Mbylleni gojën dhe mbajini ushtarët në kazerma!

  • 29 August 2016 - 22:43
Lushi- komandatit të KFOR-it: Mbylleni gojën dhe mbajini ushtarët në kazerma!

Veprimtari shqiptar në Amerikë, Uk Lushi e ka cilësuar si të gabuar deklaraten e komandatit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migletta, se mund të intervenojë KFOR-i në rast se eskalon situata më 1 shtator.

Ai tha se deklarata e gabuar e italianit në krye të KFOR-t vëç sa e shton tensionin

Lushi më tej i beri thrrje komandatit të KFOR-it, që nëse dëshrojnë ta ndhmojnë Kosovën, ta lejojnë FSK-në të jetë Ushtria e Kosovës.

“Nëse doni t’i ndihmoni shtetit të Kosovës lejojeni FSK-në të jetë Ushtria e Kosovës”, tha ai në një shkrm në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Shkrimi  plotë i tij:

Një deklaratë absolutisht e papërgjegjshme dhe papranueshme e komandantit të KFOR-it Miglietta.

Gjeneral-majorit Miglietta duhet (ri)kujtuar se ushtria ka detyrë të mbrojë kufijtë e jashtëm të shtetit dhe nuk bën të përzihet në politikë. E di ka të tillë që do të fillojnë me këngën e gjinkallës se NATO e ka ndihmuar Kosovën\ të çlirohet nga fashizmi serb e llafe të tilla të parëndësishme dhe të tillëve duhet rikujtuar historia e Italisë fashiste, e cila u çlirua nga Mussolini po nga amerikanët dhe forcat aleate dhe ushtria kurrë nuk u përzie në punët e brendshme dhe politike të Italisë.

Deklarata e gabuar e italianit në krye të KFOR-it veç sa shton tensionin. Prandaj z. Miglietta mbylleni gojën dhe mbajini ushtarët në kazerma. Nëse doni t’i ndihmoni shtetit të Kosovës lejojeni FSK-në të jetë Ushtria e Kosovës.

Kur të ktheheni në Itali dilni dhe jepni deklarata të tilla si kjo sot në Kosovë dhe shiheni se si kaloni si ushtarak! Kujdes dhe mjaft gjeneral-major Miglietta sepse Kosova nuk është as koloni e as laborator!

(Kosova Sot)