Shtetin nuk e shkapin ata që e thelluan kapjen

  • 30 August 2016 - 07:35
Shtetin nuk e shkapin ata që e thelluan kapjen

Deklarata e kryeministrit të vendit që e bëri ditë më parë me postimin në "Facebook", përmes të cilës ai u drejtohet për ndihmë qytetarëve të vendit tonë për shkapje shteti, nga njohësit e kësaj fushe është vlerësuar të jetë një prononcim mjaft kontrovers dhe tejet paradoksal. Sipas analistëve dhe opozitës, në asnjë mënyrë kryeministri i vendit, Isa Mustafa, nuk mund të bëjë shkapjen e shtetit, sepse, sipas analistëve, vetë LDK-ja dhe lideri i saj janë bërë pjesë e interesit dhe mafiozitetit, shkruan gazeta Kosova Sot.

Sipas analistëve, thuhet se kontribut për degradimin dhe shpërfilljen e shtetit ka dhënë edhe kryeministri Isa Mustafa. Analisti politik, Blerim Burjani tha për "Kosova Sot", se Isa Mustafa në asnjë mënyrë nuk mund ta bëjë shkapjen e shtetit, sepse edhe LDK-ja është bërë pjesë e interesave. Burjani thotë se,"edhe LDK-ja ka qenë e përfshirë gjithashtu në punësimet partiake jo vetëm derisa ishte në pushtet në Komunën e Prishtinës".

Punësimet abuzive

Sipas Burjanit, LDK-ja ka bërë edhe punësime nëpër ambasadat tona, duke dërguar njerëz pa profil adekuat edhe kjo quhet keqpërdorim i pushtetit, punësim pa kurrfarë kriteresh dhe profesion adekuat, duke shfrytëzuar pushtetin për punësim nëpër ambasadat e Kosovës. "Dihet që janë dy ambasadorë, që janë dërguar nga radhët e LDK-së pa plotësuar asnjë kusht dhe as kriter, ndonëse PDK-ja prin larg me punësimet partiake, pastaj vjen LDK-ja", tha ai. Burjani thotë se kur të flasë Isa Mustafa për shkapje të shtetit, duhet ta kujtojë Komunën e Prishtinës si dhe punësimet nga radhët e LDK- së me dy ambasadorë. Analisti Burjani porositi që Isa Mustafa le të bëjë fillimisht revokimin e punësimit në cilësinë e ambasadorit jashtë shtetit e më pastaj le të flasë për kapje apo edhe shkapje të shtetit. Sipas Burjanit, institucionet e Komunës së Prishtinës kanë qenë të stërmbushura me militantë që vinin të gjithë të punësuarit nga treva e Llapit e Gollakut...(Më gjërësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)