Demat sulmojnë banorët gjatë festivalit në Peru, 9 të plagosur

  • 30 August 2016 - 14:14
Demat sulmojnë banorët gjatë festivalit në Peru, 9 të plagosur

9 persona mbetën të plagosur gjatë një feste fetare në Peru, pasi demat iu vërsulën turmës së njerëzve, gjatë një festë kombëtare që rrezikoi të gjithë pjesëmarrësit.

Festivali në fjalë mbahet në nder të shenjtores “Shën Ana” dhe përfshin aktivitete dhe lojëra me dema

Saktësisht kafshëve u lidhet një litar për tu lëshuar më pas në rrugë dhe pjesëmarrësit duhet të përpiqen për të kapur litarin e për të kontrolluar demat.

Por, disa prej tyre goditën banorët me brirë, duke hedhur në ajër një burrë, ndërsa disa persona të tjerë përpiqeshin të hutonin kafshën.

Mediat vendase nuk raportojnë viktima.

Përleshja me demat është ende e ligjshme në Peru, por aktivistët po përpiqen ta pezullojnë praktikën e trashëguar nga Spanja.

(Kosova Sot)