Aksioni antikanabis, asgjësohen mbi 6 mijë rrënjë në Durrës dhe Pukë

  • 30 August 2016 - 14:42
Aksioni antikanabis, asgjësohen mbi 6 mijë rrënjë në Durrës dhe Pukë

Nga aksioni i policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, blutë e Pukës kanë asgjësuar 6 mijë rrënjë bimë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Bima narkotike ishte e kultivuar në 5 parcela dhe kishte një gjatësi nga 80 deri në 120 cm.

Policia i asgjësoi bimët me anë të djegies dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Gjithashtu specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë asgjësuar 970 bimë narkotike të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i Bizës” dhe “Pylli i Bizës”, në Ishëm, raportojnë mediat shqiptare.

Policia po punon ndërkohë për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

(Kosova Sot)