Burjani: Kur të flasë Mustafa për shkapje të shtetit, ta kujtojë Komunën e Prishtinës dhe ambasadorët

  • 30 August 2016 - 14:46
Burjani: Kur të flasë Mustafa për shkapje të shtetit, ta kujtojë Komunën e Prishtinës dhe ambasadorët

Analisti politik, Blerim Burjani tha për gazetën "Kosova Sot", se Isa Mustafa në asnjë mënyrë nuk mund ta bëjë shkapjen e shtetit, sepse edhe LDK-ja është bërë pjesë e interesave. Burjani thotë se,"edhe LDK-ja ka qenë e përfshirë gjithashtu në punësimet partiake jo vetëm derisa Prishtinës".

Sipas Burjanit, LDK-ja ka bërë edhe punësime nëpër ambasadat tona, duke dërguar njerëz pa profil adekuat edhe kjo quhet keqpërdorim i pushtetit, punësim pa kurrfarë kriteresh dhe profesion adekuat, duke shfrytëzuar pushtetin për punësim nëpër ambasadat e Kosovës.

 "Dihet që janë dy ambasadorë, që janë dërguar nga radhët e LDK-së pa plotësuar asnjë kusht dhe as kriter, ndonëse PDK-ja prin larg me punësimet partiake, pastaj vjen LDK-ja", tha ai.

Burjani thotë se kur të flasë Isa Mustafa për shkapje të shtetit, duhet ta kujtojë Komunën e Prishtinës si dhe punësimet nga radhët e LDK- së me dy ambasadorë.

 Analisti Burjani porositi që Isa Mustafa le të bëjë fillimisht revokimin e punësimit në cilësinë e ambasadorit jashtë shtetit e më pastaj le të flasë për kapje apo edhe shkapje të shtetit.

Sipas Burjanit, institucionet e Komunës së Prishtinës kanë qenë të stërmbushura me militantë që vinin të gjithë të punësuarit nga treva e Llapit e Gollakut.

(Kosova Sot)