Rama: Shqipëria nuk është e shëruar, jemi në “luftë” për të bërë shtet

  • 30 August 2016 - 15:32
Rama: Shqipëria nuk është e shëruar, jemi në “luftë” për të bërë shtet

Në një konferencë live në Facebook, kryeministri Rama thotë se Reforma në Drejtësi do të bëhet me apo pa konsensusin e Partisë Demokratike. Më tej ai u shpreh se ende nuk është kompromisi i Partisë Demokratike lidhur me projektligjet që shoqërojnë Reformën në Drejtësi, duke thënë se shpresohet se PD do të reflektojë.

“Ne do shkojmë përpara për Reformën në Drejtësi dhe këto ligje do kalojmë me 84 apo më shumë votat e shumicës së qeverisë. Reforma do kërkojë vite, por synimi i saj është që shqiptarët të marrin drejtësi dhe të mos zvarriten më”, u shpreh ai.

Ai shtoi se Shqipëria është larg të qenit e shpëtuar nga korrupsioni, por tha se ai i qëndron bindjes se lufta reale kundër korrupsionit është lufta për të bërë shtet dhe sipas tij, në këtë drejtim ka shumë përparime.

(Kosova Sot)