SHBA-ja: Hakerat rusë kanë ndërhyrë në skedarët elektoralë amerikanë

  • 30 August 2016 - 16:13
SHBA-ja: Hakerat rusë kanë ndërhyrë në skedarët elektoralë amerikanë

Hakerat rusë me seli në Rusi mund të jenë origjina e sulmeve të fundit kibernetike të skedarëve të votuesve në dy shtete amerikane, raportuan sot disa media, duke konfirmuar dyshimet për ndërhyrje në zgjedhjet presidencialeve nga ana e Kremlinit.

FBI-ja lëshoi në muajin gusht paralajmërime drejtuar zyrtarëve elektoralë pas përpjekjeve për ndërhyrje në skedarët elektoralë, fakte të publikuara nga Yahoo News. Policia federale nuk citonte në mënyrë specifike Rusinë.

Por sipas televizionit NBC, që citon disa zyrtarë të shërbimeve sekrete amerikane, autoritetet kanë akuzuar agjencitë e spiunazhit rus.

“Kemi dalë në përfundimin që kjo formë e piraterisë kibernetike lidhet me qeverinë ruse”, pohoi një zyrtar në kushte anonimati, duke shtuar se ekzistonin “shqetësime serioze” mbi vullnetin e Moskës për të krijuar trazira në procesin elektoral amerikan.

(Kosova Sot)