Lajm i keq për azil kërkuesit në Austri, priten rregulla më të ashpra të azilit

  • 30 August 2016 - 16:37
Lajm i keq për azil kërkuesit në Austri, priten rregulla më të ashpra të azilit

Austria e ka ndërmarr hapin e radhës, megjithëse të vogël, drejt aplikimit të rregullave më të vështira për emigracionin që do t’ua lejojnë zyrtarëve austriakë që t’i kthejnë prapa azil kërkuesit në kufi dhe atë brenda vetëm një ore, si dhe t’i vënë kapak numrit të kërkesave të azilit që Austria pranon.

Qeveria austriake ka thënë sot se do të fillojë javën e ardhshme të mbledhë opinione ekspertësh të nevojshme për aprovimin e një dekreti emergjent i nevojshëm për shpejtimin e zbatimit të rregullave të reja.

Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka, dëshiron që dekreti emergjent të futet në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur e jo kur të arrihet kapaciteti i dakorduar vjetor prej 37.500.

(Kosova Sot)